Zbutës rrobash, me përmbajtje proteinash nga ekstraktet e grurit dhe tërshërës, të cilat ndihmojnë për një hekurosje më të lehtë dhe butësi të përmirësuar, me aromë freskie të qëndrueshme. Zbutësi i rrobave ka veti antistatike, është i testuar dermatologjikisht për të mos shkaktuar irritim në lëkurë, si edhe mbron ngjyrat e tekstileve gjatë larjes. Ky produkt është i përshtatshëm për rrobat e fëmijëve dhe foshnjave. Mund të përdoret për larjen e rrobave të leshta dhe të errëta. Mund të përdoret për larjen e rrobave me dorë ose në lavatriçe.