Xhel i butë me efekt qetësues dhe anti-inflamator, me një përmbajtje të pasuruar me ekstrakte bimore të karafilit, jamballit, mirrës dhe arnikës, dhe me polidokanol (anestezik lokal), të formuluar për të siguruar lehtësim të menjëhershëm për foshnjat, gjatë periudhës së daljes së dhëmbëve të parë. Kombinimi unik i përbërësve barishtorë lehtëson dhimbjen dhe shqetësimin, mpin zonat e prekura dhe zvogëlon ënjtjen e mishrave të dhëmbëve dhe sekretimin e tepërt të pështymës. Xheli ka një shije të këndshme karafili. Nuk shpërbëhet nga enzimat në gojë apo nga pështyma. Nuk irriton mukozën e gojës.