Xhel dushi, me një formulë të pasuruar me glicerinë, acid citrik dhe ekstrakte bimore, të cilët kanë një veprim të butë pastrues dhe nuk shkaktojnë dehidratim apo irritim të lëkurës. Përmbajtja e pasur me përbërës aktivë eliminon pluhurat, papastërtitë dhe qelizat e vdekura nga sipërfaqja e lëkurës, ka një nivel të balancuar të pH-it, si edhe ka efekt zbutës dhe hidratues në lëkurë. Ky produkt është i përshtatshëm për përdorim në të gjithë llojet e lëkurës. Mënyra e përdorimit: Hidhni sasinë e dëshiruar të xhelit mbi lëkurë apo mbi sfungjerin e dushit, aplikojeni në lëkurën e trupit dhe më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm. Shmangni kontaktin me sytë. Vetëm për përdorim të jashtëm.