Në linkun më poshtë mund të gjeni lehtësisht masën e duhur për makinën tuaj:
https://autosock.com/pages/size-finder
AutoSock® zgjidhja e thjeshtë për të rritur në maksimum sigurinë dhe stabilitetin për të gjitha llojet e automjeteve në rrugë te rrëshqitshme nga bora dhe/ose akulli! Sekreti: Fibra me performancë të lartë teknike!
AutoSock® është një "çorape" tekstili e cila vendoset mbi rrotat aktive të veturave, furgonëve, kamionëve, autobusëve dhe pirunëve kur nevojitet rritje e forcës së fërkimit në rrugë me akull ose borë. Kur nuk përdoret, ky produkt i lehtë dhe kompakt është lehtësisht i ruajtshëm në bagazh gjatë vitit për të qenë të përgatitur për një situatë të papritur emergjente.
AutoSock® janë të vetmet çorape bore të aprovuara me standardet TÜV-53219 (vetura) dhe TÜV-53283 (kamionë dhe autobusë), të cilat certifikojnë sigurinë dhe performancën e produktit si një mjet ndihmës për sezonin dimëror. Produktet janë gjithashtu të certifikuara nga ÖNORM V 5121 V 5121.
Aprovuar nga prodhuesit e makinave si BMW Group, Citroën, Fiat Group, Honda, Hyundai, Jaguar, Land Rover, Lexus, Mazda, Mitsubishi, Nissan, Peugeot, Seat, Subaru, Suzuki, Toyota, Volvo, VolksWagen dhe të tjerë.
PËR VETURA & FURGONA
• AutoSock® - zgjidhja e thjeshtë për rritjen maksimale të fërkimit në borë dhe akull.
• I lehtë dhe i shpejtë për vendosje dhe heqje.
• Përdoret gjatë dhe lahet në lavatriçe.
• Jo më i madh se një këmishë e palosur, shumë i lehtë për ruajtje.
• Pa zhurmë gjatë përdorimit, pa vibrime dhe kompatibël me sistemet elektronike të sigurisë si: ABS, ESP, etj.
• I përdorshëm me disqe alumini edhe në rastet kur zinxhirët metalikë nuk lejohen.
• I riciklueshëm dhe i padëmshëm për ambientin.
• Funksionon gjithashtu tek mjetet me distancë të vogël ndërmjet gomës dhe shasisë.
PËR KAMIONË & AUTOBUSË
• Një ndihmës komfort për tërheqjen për autobusët, kamionët, si dhe për mjetet e rënda.
• Fërkim i përmirësuar konsiderueshëm krahasuar me gomat dimërore.
• Kursen ndjeshëm kohën e drejtuesve të kamionëve gjatë montimit & çmontimit.
• AutoSock® gjithashtu për lëvizjen e kamionëve bosh.
• Redukton bllokimet e trafikut të shkaktuara nga kamionët.
• I lehtë dhe kompakt.
• Menjëherë i disponueshëm në çdo situatë të papritur emergjence.
• Komfort për ruajtje në makinë gjatë gjithë vitit.
PËR PIRUNJ
• Shumica e pirunëve kanë goma të lëmuara dhe humbasin fërkimin edhe në pak borë.
• Nuk dëmton materialet e sipërfaqes se dyshemeve. Kjo është zgjidhja.
Prania e AutoSock® në treg:
Norvegji, Danimarkë, Suedi, Finlandë, Britani e Madhe (UK), Hollandë, Belgjikë, Francë, Spanjë, Itali, Gjermani, Rusi, Estoni, Letoni, Lituani, Poloni, Zvicër, Republika Çeke, Sllovaki, Greqi, Sloveni, Serbi, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Shqipëri, Kroaci, Bullgari, Turqi, Rumani, Japoni, Korenë e Jugut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (USA), Kanada, Argjentinë, Kili, Australi, Zelandë e Re.