Vaj i farave të rrushit, me një përmbajtje të pasuruar me acide yndyrore Omega 6 dhe vitaminë E, i cili forcon sistemin imunitar, ndihmon në reduktimin e shenjave në lëkurë, parandalon plakjen e parakohshme të lëkurës, zvogëlon poret, rigjeneron lëkurën e irrituar nga aknet dhe hidraton lëkurën. Ky ekstrakt mund të përdoret për flokët dhe lëkurën e kokës, veçanërisht për skalpin me zbokth. Mënyra e përdorimit: Aplikojeni në zonën e dëshiruar dhe masazhojeni derisa të përthithet nga lëkura.