Ushqim për bebe, me një përmbajtje organike me drithëra, qumësht dhe mollë, me një formulë lehtësisht të tretshme, të pasur në vitaminë C dhe D, kalcium dhe Omega 3, me vaj palme organik të çertifikuar nga autoritetet e pavaruara kontrolluese. Nuk përmban gluten, sheqer shtesë (sheqernat që përmban janë natyrale të përbërësve të formulës), aromatizues, ngjyrues, konservantë apo elementë të tjerë të dëmshëm për fëmijët.
Mënyra e përgatitjes:
1. Vloni ujin dhe e lini të ftohet deri në 50°C.
2. Shtoni një sasi të caktuar nga përbërja në një enë.
3. Shtoni ujin e vluar më sipër dhe përziejini.
4. Lëreni të arrijë konsistencën e duhur para se ta konsumoni. Kontrolloni temperaturën.
Kujdes: Kushtojini vëmendje sasisë dhe mënyrës së përgatitjes. Gjithmonë ushqejeni foshnjën tuaj me lugë. Mbylleni qesen e paketimit pas çdo përdorimi, vendoseni në vend të pastër dhe në temperaturë ambienti. Të përdoret për një periudhë brenda 3-4 javë. Nuk duhet të ngrohet në mikrovalë (rrezik nga djegia). Bëni kontrolle të vazhdueshme dentare pas daljes së dhëmbëve të parë. Ky produkt është i përshtatshëm për fëmijë të moshës mbi 4 muajsh. Mund të konsumohet edhe në mbrëmje, para gjumit, pasi tretet lehtësisht nga stomaku i bebeve dhe nuk shkakton kolika apo dhimbje barku.
Specifikime teknike
Përbërja: Përmban: 42% qumësht formule (hirrë, qumësht pluhur i skremuar, vajra bimorë (vaj palme, vaj kolze,