Egzistojnë shumë llojë dhe madhësi vidhash,bulonash, gozhdash apo produkte të tjera në fushën e ndërtimit që bëjnë të mundur lidhjen apo fiksimin e konstruksioneve të ndryshme. Në varësi të projekteve apo përdorimit të tyre si për shembull, në çati, murë apo beton,përdorimi dhe prodhimi i tyre rritet me rritjen e teknologjisë së ndertimit. Llojshmëria e tyre lidhet ngushtë dhe ndryshon nga projekti në projekt.