Një risi në sistemet e kanalizimeve të nëndheshme jo nën presion për përdorime civile dhe industriale, tuba të brinjëzuar për përdorim në kanalizime ujrash të bardha dhe të zeza,drenazhime, mbrojtje, kabllosh elektrike,telekomunikacioni etj. TEQJA INTERNATIONAL SH.A prodhon tub të strukturuar prej polietileni me dendësi të lartë me parete të dyfishta sipas standardit prEN 13476-1 TIPI B sipas të cilit pareti i brendshëm është lisho dhe pareti i jashtëm është i strukturuar. Tubat prodhohen nga prodhues i çertifikuar me ISO 9001:2000. Tubat e prodhuar nga TEQJA INTERNATIONAL bashkohen me njëri - tjetrin sipas metodës me një manikotë + 2 guarnicione prej gome. Manikotat janë me parete të jashtëm të strukturuar dhe me një pengesë në mes të saj sipas EN13476-1 2000 dhe gominat prodhohen sipas standardit EN 681.