Tubi fleksibël ECOFLEX është elementi kryesor i cili realizon qarkullimin e ujit nga furnizuesi në pajisje. Materiali përbërës i tubit është inoks i cili ka qëndrueshmëri të lartë dhe është rezistent ndaj ndryshkjes. Gjatësia e tubit është 1.5 m, me fiksim të dyfishtë. Ky tub parandalon dëmtimet nga përdredhjet. Tubi fleksibël ECOFLEX ka një sistem instalimi të thjeshtë dhe montohet lehtësisht.