Constant Plus është tjegull e presuar me brinjë anësore të dyfishita dhe mjaft të thella. Në këtë mënyrë mundëson përmbyllje më të mirë të sipërfaqes së pullazit duke evituar rrezikun e depërtimit të shiut me erë dhe stuhive me borë të thatë. Largësia e listelave përcaktohet në varësi të pjerrësisë së pullazit, kurse listelimi rrëshqitës prej 28–36 cm e bën këtë tjegull ideale për rikonstruksionin e pullazeve në rast se kanë qenë të mbuluara me tjegulla të dimensioneve tjera.