Tavolinë anësore, me strukturë mbajtëse metalike dhe syprinë melamine, në ngjyrë të zezë dhe kafe. Tavolina është e pajisur me 3 ndarje për vendosjen e revistave apo objekteve të ndryshme dekorative, si edhe ka një syprinë të sipërme e cila rrotullohet dhe hapet për të mundësuar vendosjen e laptopit apo librave, duke krijuar një hapësirë funksionale për të punuar apo studiuar. Struktura mbajtëse ka rrota me lëvizshmëri 360°, të cilat lejojnë zhvendosjen me lehtësi të tavolinës në hapësirën e dëshiruar. Dizajni minimalist e bën këtë tavolinë të përshtatshme për ambientet e dekoruara me stil kontemporan apo edhe tradicional.