Suport silikoni, i përbërë prej materiali me cilësi të lartë, për trajtimin e patologjive të ndryshme të shputës së këmbës. Përdoret për të reduktuar forcën e ushtruar në shputë, veçanërisht në pjesën e përparme dhe në thembrën e këmbës, si edhe ndihmon në trajtimin e deformimeve në pjesën e përparme të këmbës dhe në pjesën e gishtit, redukton dhimbjen e shkaktuar nga plantar fasciitis, rishpërndan presionin e ushtruar në këmbë dhe redukton simptomat e artralgjisë (ngërçit të kyçeve).