Spray për flokët, me teksturë vajore, me një formulë të pasuruar me vaj kokosi, vitaminë E dhe bisabolol, që përdoret për mbrojtjen e flokëve dhe flokëve "extensions" nga dëmtimet e shkaktuara nga veprimi i kripës së detit dhe rrezeve të diellit. Locioni vajor vepron në të gjithë gjatësinë e flokut dhe ka një efekt ushqyes në fibrat e flokëve, duke i bërë flokët të butë dhe të lehtë për t'u krehur. Ky produkt është i përshtatshëm për përdorim në flokët e dëmtuar dhe të thatë. Mënyra e përdorimit: Aplikoni locionin në flokë, para ekspozimit në diell. Rekomandohet të përdoret në pishina dhe në plazh.
Specifikime teknike
Forma farmaceutike/Paketimi: Flakon X 100 ml
Përbërja: Përmban: vaj kokosi, vitaminë E, bisabolol