Solucion izotonik me kripë deti, i cili është formuluar për njerëzit me çrregullim të funksionit normal fiziologjik të mukozës nazale, me qëllim mirëmbajtjen e higjienës së përditshme të kavitetit nazal. Solucioni i rikthen hundës lagështinë natyrale me aftësi vetë-pastruese dhe prodhimin normal të mukusit, që e mbron atë nga tharja dhe stimujt mekanikë (duhani, pluhurat ,etj). Shpëlarja e rregullt e kavitetit nazal disa herë në ditë redukton rrezikun e infeksionit të traktit të sipërm respirator. Mënyra e përdorimit: Aplikoni 1 spray në secilën vrimë të hundës disa herë në ditë.