Solucion për shpëlarjen e gojës, Lacalut Active, 300 ml

Në stok
Kodi
903848
640 Lekë
Copë (1 Copë)
Shpërndaj:
Solucion për shpëlarjen e gojës, me efekt qetësues për mishrat e dhëmbëve, i cili përmban laktat alumini, fluoride dhe përbërës antibakterialë. Laktati i aluminit krijon një efekt astringjent, forcon mishrat dhe eliminon gjakderdhjen e tyre. Jonet e fluorit forcojnë smaltin e dhëmbëve dhe parandalojnë kariesin. Komponentët antibakterialë të përfshirë në përmbajtje, kanë një efekt anti-inflamator, veçanërisht të rëndësishëm për gingivit, periodontit dhe stomatite. Solucioni eliminon pllakën bakteriale dhe parandalon formimin e gurëzave, duke ruajtur higjienën e përditshme orale. Ky produkt është i përshtatshëm në përdorim për personat që kanë implante dentare, tela, pajisje të tjera dentare si dhe probleme me mishrat e dhëmbëve. Nuk përmban alkool. Rekomandohet të përdoret me pastën e dhëmbëve nga e njëjta linjë, sepse fuqizon efektin e pastës dhe zgjat efektin terapeutik.
Specifikime teknike
  • Përbërja: Përmban: ujë, propilen glikol, olflur, laktat alumini, sulfat zinku, klorheksidin diglukonat, kalium
  • Forma farmaceutike/Paketimi: Flakon x 300 ml
Write Your Own Review
Po vlerësoni:Solucion për shpëlarjen e gojës, Lacalut Active, 300 ml
Vlerësimi juaj
Copyright © 2022 MEGATEK // All rights reserved