Solucion i gatshëm me përmbajtje silikoni, transparent, me tretës, për hidroizolim. Ofron papërshkueshmëri të lartë nga uji dhe mbrojtje për një kohë të gjatë. Mund të aplikohet në sipërfaqe të ndryshme (gurë natyrorë ose artificialë, suva të pabojatisur, muraturë të pasuvatuar (për qëllime dekorative), tulla dekorative, tjegulla, pllaka, beton të pasuvatuar (për qëllime dekorative) etj.) për mbrojtjen e tyre nga shiu. Certifikuar me shenjën CE si ngopje ujëlarguese, sipas standardit EN 1504-2.