Polish & Clean është solucion përkryer për rinovimin e sipërfaqeve të zbehta me vija e me gërvishtje, por edhe kundër vjetërimit të bojës.
Veprimi pastrues i thellë eliminon oksidimin, rikthen ngjyrat dhe pamjen origjinale si në bojërat metalike ashtu edhe në ato normale.
Shumë i lehtë për t’u përdorur.
Jep një rezultat profesional.
FUSHAT E APLIKIMIT
Përdoret në trupin e makinës për luçidimin e të gjitha llojeve të bojërave, edhe nëse ato janë të vjetra dhe veçanërisht të oksiduara.
I dobishëm për heqjen e vijave dhe shenjave që janë prezente pas luçidimit.
TIPARET TEKNIKE
Erë tipike
pH 9.6 në temperaturën (20°C)
Pika e ndezjes (IP 170) 59°C
Viskozitet (ISO DIN NF3 në 23 ° C)> 30 sek
Përbërësit indikativ: 10% komponime abrazive; 90% komponime të tjera
MËNYRA E PËRDORIMIT
Aplikojeni produktin në sfungjerin e luçidimit nëse aplikohet me një luçidues elektrik ose direkt në pecetën e luçidimit nëse aplikohet me dorë (shiko.: PECETE LUCIDIMI AREXONS OVATTA LUCIDANTE 200GR-1614).
Lëreni të thahet deri sa të vëreni formimin e një shtrese të hollë e të bardhë.
Luçidojeni më pas me një pecetë të thatë.
PARALAJMËRIME
Tundeni para përdorimit.
Mos e aplikoni produktin në sipërfaqe të nxehta.
RUAJTJA
I pahapur, në temperaturë ambienti mund të ruhet të paktën 3 vjet.
PAKETIMI
Tubet PETG
Sasia: 500ml