Lubrifikant spray me bazë vaj mineral të bardhë me pastërti të lartë me PTFE.
I përshtatshëm për lubrifikim dhe mbrojtjen nga korrozioni të të gjithë mekanizmave lëvizës të industrisë ushqimore, kozmetike, farmaceutike dhe të atyre të paketimit.
Lubrifikant jetëgjatë, i qëndrueshëm, nuk pikon dhe me fuqi të mirë ngjitëse.
PTFE përmirëson efektivitetin dhe kohëzgjatjen e lubrifikimit.
Përmban antioksidantë për të ruajtur vetitë lubrifikuese në kohë dhe aditivë EP për lubrifikim në kushte të rënda.
Rekomandohet për aplikime ndërmjet temperaturave -30°C dhe + 150°C.
Nuk përmban silikon, është pa ngjyrë, pa erë dhe pa shije.
I përdorshëm edhe në rast kontakti aksidental me ushqimin.
FUSHAT E PËRDORIMIT
I përshtatshëm për të gjithë mekanizmat që kërkojnë lubrifikim me performancë të lartë.
I përshtatshëm për kushinetat, ingranazhet, unazat O, zinxhirët, kabllot, bokollat, rrulat, menteshat, shiritat transportues dhe pjesët e tjera lëvizëse.
Mund të përdoret në industrinë ushqimore për shumicën e problemeve të ndryshme të lubrifikimit.
KLASIFIKIMI
Programi i Komponimeve Jo-ushqimore NSF H1 i listuar me numër 163342
MËNYRA E PËRDORIMIT
Hiqni ushqimin dhe paketimin përkatës.
Tundeni mirë para përdorimit dhe aplikojeni sasinë e nevojshme për të siguruar lubrifikimin e duhur.
Kur përdoret për të mbrojtur kundër korrozionit, pastroni mirë sipërfaqen për të hequr çdo mbetje përpara përdorimit.
PARALAJMËRIME
Mos e aplikoni në pajisjet që janë të kyqyra në rrymë elektrike.
RUAJTJA
Afati i ruajtjes së produktit në paketim të mbyllur dhe të ruajtur në temperaturën e dhomës: të paktën 3 vjet.
PAKETIMI
Spray
Sasia: 400 mL
Kod: 4365
TIPARET
• Me bazë vaji mineral të bardhë
• Pamja lëngu xhelatinoz
• Dendësia 0.85 g/mL
• Lëndë shtytëse butan/propan
• Pika e ndezjes: -17°C
• Karakteristikat e lubrifikantit (baza):
Gradim: NLGI 2
Depërtimi: 265 - 295
Pika më e ulët e ndezjes: > 250°C
Temperatura e funksionimit: -40°C + 170°C