Shampo hidratuese për flokët, me një formulë të pasuruar me arrë kokosi, gjalpë Shea, glicerinë, ekstrakt të gjetheve të kamelias, ekstrakt të kokrrave të kafes, acid citrik, acid benzoik, acid sorbik dhe limonen. Formula është e përbërë 99.54% nga ekstrakte bimore natyrale dhe është e pajisur me çertifikatën BDIH për produktet natyrale organike, në përputhje me Standartet Gjermane të Cilësisë. Përdoret për pastrimin e flokëve, hidraton dhe ushqen fibrat e flokëve nga rrënjët deri në maja, riparon flokët e dëmtuar dhe të thatë, parandalon dhe riparon majat e dyfishta, lehtëson stilimin e flokëve të ngatërruar dhe flokëve kaçurrela, si edhe u jep flokëve shkëlqim dhe vitalitet. Nuk përmban parabenë, SLS, vajra mineralë, polietilen apo silikon. Mënyra e përdorimit: Aplikoni shampon në flokë të butë, duke masazhuar lëkurën dhe duke e shpëlarë tërësisht me ujë të ngrohtë të pastër. Përsëriteni nëse është e nevojshme.
Specifikime teknike
Përbërja: Përmban: arrë kokosi, gjalpë Shea, glicerinë, ekstrakt të gjetheve të kamelias, ekstrakt të kokrrave