Set për kujdesin e thonjve të duarve, prej materiali metalik, në ngjyra dhe dizajne të ndryshme. Seti përmban një palë gërshërë të vogla, prej materiali inoksi rezistent, një prerëse për thonjtë, një limë për modelimin e thonjve, një shtyrëse kutikulash, një piskatore dhe mjete të tjera. Përdoret për prerjen e thonjve, prerjen dhe shtyrjen e kutikulave, modelimin e thonjve dhe rregullimin e thonjve të dëmtuar. Ky produkt ka përmasa të vogla, që e bëjnë të përshtatshëm për t'u marrë me vete në udhëtime.