Set me goma për laps, prej materiali gome të butë, në formë trekëndore dhe në ngjyra të ndryshme. Përdoren nga fëmijët në shkolla dhe kopshte, për të fshirë shenjat e lapsit dhe portaminës nga vizatime, skicime apo shënime të ndryshme. Gomat kanë dizajn ergonomik, janë të lehta në përdorim dhe nuk lënë shenja mbi sipërfaqet e letrës apo kartonit pas përdorimit. Ky produkt është i përshtatshëm për fëmijë mbi 4 vjeç.