Serum për trajtimin e lëkurës së lodhur dhe të stresuar, i përshtatshëm për përdorim tek meshkujt dhe femrat e çdo moshe. Serumi për fytyrën ka një formulë të testuar dermatologjikisht, të pasuruar me përbërës aktivë natyralë:
- 15% vitaminë C, e cila lufton stresin oksidativ dhe radikalet e lira, si edhe stimulon sintezën e kolagjenit, duke përmirësuar elasticitetin e lëkurës.
- Oligo-elemente, të cilat i japin lëkurës energji.
- Aminoacide dhe acid hialuronik që ndihmojnë në hidratimin e lëkurës.
Mënyra e përdorimit: Rekomandohet të aplikohet 2 herë në ditë. Në ditët me diell, pas përdorimit të serumit duhet të përdoret një mbrojtës kundër diellit me faktor të lartë.