Scrub trupi, me një formulë të pasuruar me ekstrakt organik mangoje, sukrozë, glicerinë, gjalpë Shea, acid citrik dhe limonen. Formula është e përbërë 99.54% nga ekstrakte bimore natyrale dhe është e pajisur me çertifikatën BDIH për produktet natyrale organike, në përputhje me Standartet Gjermane të Cilësisë. Përdoret për pastrimin në thellësi të poreve të lëkurës, eliminon papastërtitë dhe qelizat e vdekura në sipërfaqen e lëkurës, ka një veprim zbutës dhe eksfoliues, stimulon rigjenerimin e qelizave dhe i jep lëkurës shkëlqim, butësi dhe një pamje të shëndetshme. Nuk përmban parabenë, SLS, vajra mineralë, polietilen apo silikon. Mënyra e përdorimit: Aplikoni një sasi të vogël scrub-i në lëkurën e lagur, duke e përhapur me një masazh të lehtë, dhe më pas shpëlajeni. Rekomandohet të përdoret dy ose tre herë në javë për rezultate më të mira.