Scooter elektrik, Xiaomi, Scooter 4 Lite, 300 W, 25 km/h, 80 kg max, autonomi 20 km, ngjyrë e zezë

Në stok
Kodi
609889
42,990 Lekë
Copë (1 Copë)
Shpërndaj:
Scooter elektrik nga Xiaomi është zgjidhja ideale për ju që dëshironi të keni komfortin dhe sigurinë gjatë lëvizjeve tuaja nëpër qytet. Me një dizajn unik dhe shumë bashkëkohor, ky model scooteri do t'ju ofrojë stil në çdo moment gjatë shëtitjeve tuaja. Ndryshe nga modeli Scooter 3 Lite, modeli Scooter 4 Lite ofron një bazë më të gjerë qëndrimi, e cila do t'ju ofrojë komfort më të madh gjatë shëtitjeve tuaja. Duke pasur një bateri me kapacitet 187 Wh, scooteri arrin një autonomi me një karikim të plotë për një distancë prej 20 km, duke përmbushur standardin e nevojshëm për udhëtime në distanca të shkurtra dhe nevojave vetjake përgjatë ditës. Scooteri ka një bateri 300W, e cila mbështet një shpejtësi maksimale prej 25km/h, e cila është e ndryshueshme falë 3 modaliteteve që ofron ky scooter, të cilat janë: Walking mode : 6km/h, Standard mode: 20km/h dhe Sport 25km/h. Në timon ka një pjesë dixhitale që tregon nivelin e shpejtësisë, zgjedhjen e modalitetit të preferuar dhe elementë të tjerë që ndihmojnë gjatë shëtitjeve tuaja. Gjithashtu lidhet me aplikacionin Xiaomi për të pasur në celular gjithçka që lidhet me aktivitetin tuaj gjatë përdorimit të scooterit. Është i palosshëm dhe ka një sistem frenimi të dyfishtë.
Specifikime teknike
  • Kapaciteti i baterisë: 187 Wh
  • Modeli: Scooter 4 Lite
  • Kapaciteti: 20 km
  • Pesha max: 80 kg
  • Fuqia: 300 W
  • Marka: Xiaomi
Write Your Own Review
Po vlerësoni:Scooter elektrik, Xiaomi, Scooter 4 Lite, 300 W, 25 km/h, 80 kg max, autonomi 20 km, ngjyrë e zezë
Vlerësimi juaj
Copyright © 2022 MEGATEK // All rights reserved