Sapun i pasuruar me vaj ulliri dhe ekstrakt gjethesh dafine, i cili përmban antioksidantë që pastrojnë thellësisht, hidratojnë dhe mbrojnë lëkurën. Ndihmon në parandalimin e rënies së flokëve dhe ka efekt antibakterial, ushqyes dhe kundër zbokthit. Përdoret në rastet kur keni një lëkurë të yndyrshme apo probleme me aknet dhe alergjitë, si irritimi i lëkurës dhe psoriaza. Mënyra e përdorimit: Mund të përdoret në trup, fytyrë dhe flokë dhe i jep lëkurës një ndjesi të mëndafshtë, të butë dhe elastike që në përdorimin e parë.