Rrugica persiane me motive floreale simetrike, si një element dekorues dhe funksional, sjell hijeshi e ngrohtësi në ambientet tuaja të brendshme. Falë përbërjes së saj nga materiali i fibrave të polipropilenit në kombinim me mëndafshin artificial që i jep një shkëlqim natyral, produkti ynë është unik. Dekorimi me rrugicë është mënyra më e mirë për të personalizuar ambientet tuaja me ngjyra plot stil që harmonizohen me mobiliet, me divanet, me perdet dhe elementët e tjerë që plotësojnë hapësirat klasike të brendshme të banimit. Kjo lloj rrugice është shumë e përshtatshme për zonat me trafik të rëndë, si zyrat etj.. E lehtë në pastrim dhe me cilësi të certifikuar, rrugica persiane me ngjyrat krem, bezhë e kafe sjell në shtëpitë tuaja rehatinë maksimale dhe mundësinë për t'u kombinuar me çdo element tjetër zbukurues.