Pure me karrota, oriz dhe mish viçi për bebe, me një përmbajtje të pasuruar me vlera ushqyese të nevojshme për zhvillimin normal dhe të shëndetshëm të fëmijës. Ky ushqim mund të konsumohet lehtësisht nga bebet, në sajë të formulës së bluar mirë. Formula përmban acide yndyrore Omega-3 nga vaji i farave të kolzës dhe Beta-Karotinë natyrale (provitamina A), të rëndësishëm për zhvillimin e qelizave të trurit dhe nervave. Mënyra e përdorimit: Të përdoret si vakt i plotë. Ngroheni purenë në banjë-mari apo mikrovalë, përziejeni dhe kontrolloni temperaturën. Pas hapjes të ruhet në frigorifer dhe të konsumohet brenda 24 orësh. Rekomandohet të përdorni lugë plastike. Kujdes: Kushtojini vëmendje sigurisë së kavanozit, duhet të jetë i padëmtuar dhe i pahapur, me mbyllje hermetike të kapakut në vakum. Nuk përmban produkte qumështi, gluten, sheqer shtesë, konservantë, aromatizues, ngjyrues apo agjentë mpiksës artificialë. Ky produkt është i përshtatshëm për përdorim tek fëmijët e moshës mbi 4 muajsh.