Prerësja me forma nga të dyja anët shërben për të bërë një prerje artistike të pjeprit e bostanit duke i dhënë lehtësisht forma trekëndore nga njëra anë, mga ana tjetër duke përftuar kupa të vogla rrethore nga tuli i frutave. Këto forma përdoren për servirje dhe frutat me forma artistike janë dekoruese e njëkohësisht shërbehen si një frut me stil të veçantë. Me anë të lugës mund të hiqen farat e frutave gjithashtu. Ky aksesor ka një përdorim kryesisht profesional në bare, restorante dhe hotele.