Bëhuni një kuzhinjer profesionist duke përdorur në kuzhinat tuaja këtë prerëse druri të mrekullueshme. Me përmasat e saj ka mjaftueshëm hapësirë për të realizuar prerje për të gjitha llojet e ushqimeve që do të përdorni për gatimet tuaja të përditshme apo specialitete. Përveç prerjes ky produkt mund të shërbejë edhe si pjatë servirjeje duke i dhënë një pamje madhështore ushqimit dhe ambientit tuaj. Pra mund ta përdorni atë për shumë funksione të ndryshme. Prodhuar nga dru 100 % natyral bën që të jetë shumë e fortë dhe rezistente ndaj goditjeve apo prerjeve nga thika të ndryshme që ju mund të përdorni. Sugjerim: për ta mbrojtur nga plasaritjet që mund të pësojë druri mund ta lyeni me vaj ose me dyll herë pas herë.