Paneli i polistirenit DOW është shkumë e nxjerrë nga polisteroli në gjendje të ngurtësuar. Kjo pllakë blu është fibroze, homogjene, ka dendësi të lartë, veti shumë të mira termoizoluese. Panelet DOW janë të përshtatshme për konstruksione të reja dhe rikonstruksione ndërtesash. DOW përdoret në termoizolim dyshemesh, kollonash, dhoma frigoriferike, mes mureve, tarraca, çati etj.Avantazhet: Termoizolues perfekt, rezistente ndaj veprimeve mekanike, të përshtatshme për zona me trafik dhe me ngarkesë të lartë, krejtësisht hidrofobe, qëndrueshmëri dimensionale.