Pishinë e montueshme Steel Pro Max™ në formë rrethore, prej materiali sintetik DuraPlus™ me shtresë të trefishtë kloruri polivinili (PVC), të mbuluar me 2 shtresa vinili PVC dhe të përforcuar me një shtresë rrjete najloni dhe poliestre në pjesën e brendshme, që e bën të qëndrueshme ndaj gurëve dhe objekteve të tjera të mprehta. Struktura mbajtëse me teknologji Framelink System™ ka përbërje prej materiali çeliku të galvanizuar, i cili është rezistent ndaj ndryshkut dhe gërryerjes që shkaktohet për shkak të veprimit të agjentëve kimikë dhe elektro-kimikë. Pishina ka përmasa Ø549xH122 cm dhe kapacitet mbajtës të ujit prej 23,062 litrash. Mund të montohet dhe çmontohet lehtësisht për vetëm 20 minuta. Seti gjithashtu përmban:
• Një pompë filtruese Flowclear™ me depozitë, prej materiali plastik, e pajisur me sistem filtrimi me kapacitet 3028 l/orë, e cila përdoret për filtrimin dhe qarkullimin e ujit të pishinës, duke e mbajtur ujin të pastër dhe duke eliminuar pluhurat, papastërtitë dhe bakteret.
• Një filtër Flowclear™ (tipi 2) me veti antibakteriale dhe antimikrobiale, i cili vendoset në depozitën e pompës filtruese.
• Një shkallë të vogël, prej materiali metalik rezistent ndaj ujit dhe material plastik kundër rrëshqitjes, me lartësi 107 cm, me pjesë të jashtme lëvizshme, për të mos lejuar që fëmijët e vegjël të futen në pishinë pa kontrollin e prindërve.
• Një shtresë mbrojtëse mbuluese për pishinën, e cila shërben për të mbajtur të pastër ujin e pishinës dhe për të ngadalësuar humbjen e temperaturës së ujit.
• Copëza riparimi vetë-ngjitëse, prej materiali vinili (PVC), të cilat përdoren për riparimin me efikasitet të dëmtimeve të vogla të strukturës.
Ky produkt është i përshtatshëm për përdorim si nga fëmijët ashtu edhe nga të rriturit dhe rekomandohet të përdoret nga fëmijë të moshës mbi 12 vjeç.