Përparëse me qafë, prej materiali pambuku, me gjatësi 80 cm, në ngjyrë gri të errët. Përdoret në ambiente shtëpie, si edhe në kafene, bare, restorante, etj., si një veshje identifikuese e stafit të shërbimit, si edhe për të mbrojtur rrobat nga njollat e ndryshme të ushqimit. Materiali përbërës nuk mban njolla dhe hekuroset me lehtësi. Rekomandohet të lahet në lavatriçe, në temperaturën 30°C.