Kombinimi i shkëlqyer i poliestrës me organzë i jep ambienit tuaj një tjetër pamje. Materiali poliestër i jep këtij produkti një shkëlqim të mëndafshtë, kurse organza krijon një lojë dritëhijeje në brendësi, nëpërmjet transparencës. Kombinimi i fashetave horizontale të ngjyrave që bëjnë një kontrast interesant të bardhë e kafe, e bën këtë produkt lehtësisht të përshtatshëm në ambientet klasike. Personalizojeni ambientin tuaj të banimit me ngjyrat, stilin dhe finesën që perdja e bardhë me kafe me shirita ofron.