Perdja është aksesori kryesor dekorativ, funksional e mbrojtës, që ndan hapësirën e jashtme nga intimiteti i ambienteve të brendshme. Ondet elegante të krijuara nga valëzimi i materialit të derdhur të copës, të ndërthurura me faktorët ngjyrë e transparencë, krijojnë një ambient të këndshëm, shtojnë stil, ekstravagancë e dritëhije në vendin ku përdoret. Jepini hapësirës suaj një identitet të ri me perden me ngjyrë gri të hirtë me motive gjethesh, të përbërë nga fijet e poliestrës së pastër dhe nga materiali organza (tyl), që i japin këtij produkti shkëlqim e butësi të konturuar plot hijeshi në dritaren tuaj. Lehtësisht e kombinueshme me elementët e tjerë të dekorit me ngjyrë të kuqe, blu, të zezë, etj.. Kjo e bën këtë perde me shirita perfekte për dhoma fjetjeje e zona ndenjeje, duke sjellë harmoni ngjyrash dhe hijeshi në hapësirat tuaja bashkëkohore.