Peceta higjienike për femra, prej materiali 100% pambuk i butë, me veti hipoalergjike, të testuara dermatologjikisht për të ofruar maksimumin e komfortit dhe lirisë në lëvizje, duke zvogëluar kontaktin me pjesët intime dhe duke shmangur irritimin. Pecetat kanë një formë anatomike, e cila përshtatet në mënyrë perfekte me trupin dhe janë të ndërtuara me teknologji me shtresa të shumëfishta, e cila bën që likudi të përthithet në mënyrë të menjëhershme në brendësi të tyre dhe të bllokohet kontakti me lëkurën.