Eau de parfum (EDP) për femra, me përqendrim 15-20 % të vajrave esencialë (parfum), i pasuruar me ekstrakt mandarine, lule manjole, bajame e gjelbër, lule tuberozë, dru sandali, mente Patchouli dhe lule heliotropium. Ka një aromë delikate dhe të freskët lulesh dhe frutash ekzotike. Të spërkatet 12-18 cm larg trupit, ndërsa për një aromë më të fortë të aplikohet në kyçet e duarve, në qafë, parakrahë dhe pas veshëve.