Eau de parfum (EDP) për femra, me përqendrim 15-20 % të vajrave esencialë (parfum), i pasuruar me ekstrakt mandarine, esencë lulesh portokalli, ekstrakt molle, lule jasemine, esencë karameleje, vanilje dhe myshk. Ka një aromë delikate lulesh dhe frutash ekzotike. Të spërkatet 12-18 cm larg trupit, ndërsa për një aromë më të fortë të aplikohet në kyçet e duarve, në qafë, parakrahë dhe pas veshëve.