Pambuk hidrofil, i përbërë prej materiali pambuku 100% natyral, me cilësi të lartë, i cili është i butë dhe delikat në lëkurë, nuk përmban papastërti dhe nuk shkakton irritim. Përdoret për aplikimin e produkteve të ndryshme medicinale, si alkooli apo betadina, për dezinfektimin e zonës para kryerjes së injektimeve të ndryshme. Ky produkt është i përshtatshëm për përdorim profesional dhe jo-profesional.