Është i pajisur me një aftësi optimale ngjitëse në çdo lloj suporti tradicional, si dhe gëzon karakteristika të mira të papërshkueshmërisë nga uji. Lejohet aplikimi në shtresa deri në 5 mm, fortësimi është uniform, pa tkurrje dhe gropëzim të shtresës. I klasifikuar sipas EN12004, kategoria C1. I përshtatshëm për ngjitjen e pllakave prej qeramike, gresporcelan dhe dysheme me bazë çimento, për ambiente të jashtme dhe të brendshme. Për ngjitjen e pllakave të qeramikës në ballkone dhe tarraca. Ndërsa, për mbivendosjetë pllakës mbi pllakë dhe mbi material prej guri natyral, mbikartonxhes, ambiente me lagështirë duhet të përforcohet me adetivin FLEXIT.