Ngjitës mermeri dhe guri natyral AKFIKS G400, 500 gr. Është një ngjitës dy komponentësh me bazë rrëshire poliestre. Vetitë: rezistent ndaj rrezeve UV, në gjendje të tharë është rezistent në temperatura nga -10 °C deri +100°C, sipërfaqja e ngjitur është e gatshme për t'u përdorur pas 2 orësh. Nuk ndryshon ngjyrë, plasaritet apo tkurret gjatë kohës së tharjes. Aplikimi: për ngjitjen e gurit natyral, mermerit, granitit, betonit, drurit etj. Përdorimi: sipërfaqja duhet të jetë e pastër nga pluhuri dhe graso. Përzjeni 100 gr të ngjitësit me 1-2 gr tharës derisa masa të bëhet homogjene. Aplikojeni dhe mbani pjesët që do të ngjiten të bashkuara deri sa të thahet.