Motori me katër kohe jep emetim të ulët zhurme. Depozita e karburantit prej plastike të qëndrueshme ofron jetëgjatësi dhe rezistence ndaj ndryshkut. Pllaka goditëse e ndërtuar prej druri dhe çeliku është mjaft rezistente dhe thith goditjet apo dridhjet. Mbulesa mbrojtëse eliminon dëmtimin e mundshëm të motorit. Ka një ganxhë të përshtatshme për transport të lehtë. Balancimi perfekt ofron kontroll të plotë gjatë goditjeve. Pjesa e poshtme e pllakës ngjeshëse prodhim Gjerman është ndërtuar prej gome poliuretani për jetëgjatësi maksimale.