Mustaqe misri (Stigma maydis), me një përmbajtje të pasur me lëndë aktive të cilat ndihmojnë në mjekimin e cistitit kronik dhe në shpërbërjen e gurëve të veshkave me përmbajtje fosfate, urate e karbonate. Mënyra e përdorimit: Një lugë nga bima e grimcuar hidhet në një enë me një filxhan ujë, zihet për 4-5 minuta dhe lihet në qetësi për 10 minuta. Rekomandohet të merren 2-3 doza të tilla në ditë.