Megatek mbështet familjet e goditura nga tërmeti
Megatek është angazhuar që në ditën e pare të kësaj fatkeqësie për të qenë pjesë në procesin e grumbullimit të ndihmave për familjet në nevojë që u dëmtuan gjatë termetit të 26 nëntorit i cili preku zonën e Durrësit dhe Thumanës. Këto dy zona ishin edhe ato të cilat shënuan me shumë viktima dhe banesa të dëmtuara. Përpjekjet kanë qenë maksimale për ti qëndruar pranë këtyre familjeve duke i mbështetur financiarisht dhe materialisht.
Në një bashkëpunim edhe me Shoqatën e Prodhuesve Shqiptarë, Megatek ka arritur ne kohë rekord të kompletojë mensën e kampit të emergjencave civile që është ngritur në Thumanë, dy ditë pas fatkeqësisë. Më shumë se 20 ngrohëse me gaz janë instaluar në kampin e emergjencave për të lehtësuar sado pak të ftohtin, si dhe krevatë portativë, çadra kampingu apo dhe batanije janë mundësuar nga Megatek për strehimin e familjeve të mbetura pa shtëpi.
Megatek ka qëndruar gjithë kohës në komunikime të vazhdueshme edhe me autoritet shteterore dhe emergjencat civile për çdo nevojë të shfaqur prej tyre në këtë moment të vështirë që ka kaluar i gjithë kombi shqiptar. Gjatë gjithë ditëve në vazhdim Megatek ka organizuar takime intensive me të gjithë bashkëpuntorët rajonalë dhe europianë duke përcaktuar një plan të mirëfilltë mbështetës në rikuperimin e dëmeve të shkaktuara për të gjithë familjet e prekura nga termeti.
Megatek vlerëson në mënyrë të veçantë faktin që një biznes për të qenë i suksesshëm ka nevojë për një shoqëri e cila ritet dhe zhvillohet në një mjedis të shëndetshëm. Pikërisht për këtë arsye Megatek është bërë pjesë e kësaj nisme duke dhënë kontributin e tij në lehtësimin sadopak të situatës në të cilën ndodhen banorët e këtyre zonave.