Suksesi jone si biznes varet nga suksesi i njerezve qe punojne me ne! Kjo eshte arsyeja pse ne kujdesemi qe te krijojme nje ambjent ku cdokush te ndjehet i perfshire dhe te kete mundesine per te dhene me te miren e tij.
Vlerat tona qendrojne ne menyren se si ne bejme te mundur kete.
Ne punojme fort qe gjithkush te gjej nje ambjent miqesor per tu pershtatur pa dashur te ndryshojme asgje nga ata duke i lejuar te sillen dhe
shprehen lirshem.
Ne jemi gjitheperfshires! Synimi jone eshte perfshirja e karaktereve te ndryshme, njerezve qe shikojne te ardhmen me prespektive dhe zoterojne
ekperience per te ndihmuar ne zhvillimin e tyre personal dhe profesional ne biznesin tone.
Ne punesojme njerez te afte dhe bashkepunues dhe i mbeshtesim ata te ndertojne karrieren e tyre dhe te zhvillohen profesionalisht. Njerez te cilet rrezatojne besim dhe jane frymezues per te punuar se bashku, per te vene ne jete vlerat tona dhe per te ndertuar kushtet e duhura qe gjithe- secili te kete mundesine per te pasur sukses.
Ne synojme zgjerimin e njohurive, dhe kjo eshte arsyeja pse ne investojme ne programe trajnimi dhe zhvillimi, te cilat bejne te mundur qe punonjesit tane te sfidojne njohurite e tyre dhe te kene mundesite per te arritur potencialin e tyre te plote. Ne ofrojme suport te vazhdueshem duke nxitur ne kete menyre tek te gjithe punonjesit tane, deshiren per tu zhvilluar profesionalisht dhe kujde- semi gjithashtu qe tju japim te gjitheve vleresime te vazhdueshme dhe konstruktive.
Ne gjithashtu besojme qe aftesite dhe puna e palodhur e punonjesve tane duke u vene ne dukje dhe duke u shperblyer. Ne ofrojme nje pakete shperblyese e cila ka ne synim mireqenien e punonjesit, dhe krijimin e nje ambjenti te balancuar dhe pozitiv pune.
Ne jemi gjithmonë në kërkim të talentëve që dëshirojnë të bëjnë një ndryshim. Eksploroni mundësitë e shumta të punësimit që ofrojmë dhe gjeni rolin që ju përshtatet më së miri.
Ky departament përqendrohet në blerjen e mallrave dhe shërbimeve që janë të nevojshme për operacionet e kompanisë. Ai negocion me furnitorët dhe menaxhon kontratat për të siguruar që Megatek të marrë produktet dhe shërbimet më të mira me çmimet më konkurruese.
Ky departament është përgjegjës për të gjeneruar të ardhura. Përfshin ekipet që merren me shitjen e produkteve dhe shërbimeve të Megatek tek klientët, si dhe zhvillimin e strategjive të shitjes dhe menaxhimin e marrëdhënieve me klientët.
Ky departament menaxhon të gjitha aspektet e marrëdhënieve me punonjësit, duke përfshirë rekrutimin, trajnimin, zhvillimin e karrierës, menaxhimin e performancës, dhe mirëqenien e punonjësve.
Ky departament menaxhon operacionet e hipermarketit të Megatek, duke përfshirë menaxhimin e stokut, shërbimin ndaj klientit, menaxhimin e stafit, dhe sigurimin që hipermarketi funksionon në mënyrë efikase dhe efektive.
Ky departament është përgjegjës për të gjitha aspektet e teknologjisë në Megatek, duke përfshirë infrastrukturën e IT-së, sigurinë e të dhënave, zhvillimin e sistemeve të informacionit, dhe mbështetjen teknike.
Ky departament është përgjegjës për planifikimin financiar, raportimin dhe analizën, menaxhimin e rrezikut, kontabilitetin, dhe mbikëqyrjen e buxhetit dhe të ardhurave. Ai gjithashtu siguron që të gjitha transaksionet financiare dhe raportimet janë në përputhje me standardet ligjore dhe kontabilitetit.