Mbajtëse për aksesorë kancelarie, prej materiali plastik, me përmasa 15x11x10 cm, në ngjyrë transparente. Mbajtësja është e pajisur me 4 ndarje për vendosjen e aksesorëve të ndryshëm, si lapsat e drurit, stilolapsat, gomat, vizoret, fletët me ngjitje, etj. Përdoret për t'u vendosur në sipërfaqet e tavolinave, duke ndihmuar në organizimin e hapësirave të limituara. Ky produkt është i përshtatshëm për përdorim në ambientet e zyrave, në tavolinat e studimit, në biblioteka apo në kancelari për ekspozimin e produkteve të ndryshme.