Mbajtëse për aksesorë kancelarie, prej materiali plastik, në formë drejtkëndore, e pajisur me 4 vende për vendosjen e mjeteve të shkrimit. Përdoret për vendosjen e aksesorëve të ndryshëm, si lapsat e drurit, stilolapsat, gomat, vizoret, etj. dhe vendoset në sipërfaqet e tavolinave, duke ndihmuar në organizimin e hapësirave të limituara.