Filtri i çajit falë hapësirave me diametër të përshtatshëm, është i shkëlqyer për përgatitjen e çajit. Materiali prej inoksi dhe kapësja në pjesën e pasme janë vlerat e këtij aksesori. E vendosim në gotë aksesorin, shtojmë pak çaj të tharë "Bio", shtojmë ujin e nxehtë duke e mbuluar filtrin deri në pjesën e mbushur me çajin e kamomilit, trëndafilit të egër, sherebelë, çaj mali, si dhe për më shumë i lëmë vend imagjinatës suaj për çajin më të shëndetshëm dhe me aromë të veçantë duke e përftuar atë në pak minuta. Ky aksesor gjen përdorim në bar-kafe, restorante, hotele dhe familje. Është mjaft praktik e funksional.