Matrapiku GBH 5-40 DCE profesional me SDS-max është një matrapik shumë i shpejtë me kontrollues vibrimi. Ai ka një normë të lartë shpimi falë motorrit me fuqi 1150 W dhe mekanizmit goditës të fuqishëm. Kontrollimi i vibrimeve siguron një punë më të rehatshme edhe për aplikimet më intensive. Ka shpejtësi të ndryshme si dhe normë të ndryshueshme goditjeje për performancë optimale.