Maskë riparuese për flokët, me një formulë të pasuruar me vaj arre kokosi, vaj avokadoje, mjaltë, tokoferol, proteinë gruri të hidrolizuar, glicerinë dhe acid citrik. Formula është e përbërë 99.54% nga ekstrakte bimore natyrale dhe është e pajisur me çertifikatën BDIH për produktet natyrale organike, në përputhje me Standartet Gjermane të Cilësisë. Përdoret për trajtimin e flokëve të dëmtuar, rigjeneron fibrat e flokëve në mënyrë të shpejtë, përmirëson strukturën e flokëve, parandalon krijimin e majave të dyfishta, mbron flokët nga agjentët dëmtues të mjedisit, si dhe u jep flokëve një pamje të shëndetshme dhe natyrale. Mënyra e përdorimit: Aplikoni maskën në flokë të butë, nga rrënja deri në majat e flokëve, pas larjes me shampo. Lëreni maskën në flokë për 2-3 minuta dhe shpëlajeni me ujë të rrjedhshëm. Rekomandohet të përdoret 2-3 herë në javë për rezultate më të mira.