Maskë për fytyrën, në formë kremi me efekt peeling, me një formulë të pasuruar me enzima eksfoliuese, që ekuilibron tonin e lëkurën, eliminon qelizat e vdekura, ndihmon në rigjenerimin e lëkurës, stimulon mikro-qarkullimin e qelizave, parandalon shfaqjen e rrudhave dhe plakjen e parakohshme të lëkurës, si dhe i jep lëkurës shkëlqim dhe një pamje të freskët natyrale. Mënyra e përdorimit: Aplikohet një sasi e vogël kremi në fytyrë, përhapet në të gjithë fytyrën dhe lihet të veprojë gjatë gjithë natës. Nuk ka nevojë për shpëlarje sepse përthithet shumë mirë nga lëkura.